Tre persona të panjohur nën kanosje dyshohet se kanë dhunuar një grua (shtetase të huaj) e më pas i kanë grabitur gjësende të ndryshme dhe dokumente personale.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:05, në Prishtinë.
Tutje thuhet se lidhur me rastin është informuar e konsultuar prokurori dhe IML, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
“Prishtinë 06.10.2026 – 23:05. Lidhur me rastin dyshohet se janë përfshirë tre persona të dyshuar të panjohur të cilët nën kanosje dyshohet se viktimës-femër shtetase e huaj, i kanë grabitur edhe gjësende të ndryshme dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar prokurori dhe IML, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/




