Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

Sipas Drejtorisë së Arsimit, fakti që shumë prej sfidave të identifikuara në arsim vazhdojnë të përsëriten tash e një dekadë dëshmon se rekomandimet duhet të marrin më shumë vëmendje dhe të përkthehen në veprime konkrete.

Ndër sfidat kryesore të evidentuara janë zhvillimi profesional i mësimdhënësve, përmirësimi i infrastrukturës shkollore, avancimi i teknologjisë në arsim dhe fuqizimi i gjithëpërfshirjes.

Sponsor 3M Express

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka theksuar se i merr me seriozitet të lartë këto rekomandime, duke nënvizuar se ato nuk duhet të mbesin vetëm dokumente dhe zotime, por të shndërrohen në politika dhe masa konkrete në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Mesazhi i Drejtorisë është se koha për veprim ka ardhur dhe se sfidat e evidentuara ndër vite kërkojnë angazhim dhe përgjegjësi më të madhe institucionale.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, publikohet rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, publikohet rendi i ditës

Kurti: Eksportet e Kosovës kanë tejkaluar pesë miliardë euro, rritja ekonomike 4.7%

Kurti: Eksportet e Kosovës kanë tejkaluar pesë miliardë euro, rritja ekonomike 4.7%

Aktakuzë ndaj tre personave për mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës

Aktakuzë ndaj tre personave për mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës