Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Dr. Xhavit Ahmetit, me rastin e 30-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Ky organizim bëhet në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e tij të çmuar si një prej personaliteteve më të shquara të arsimit, shkencës dhe çështjes kombëtare shqiptare.
Akademia Përkujtimore do të mbahet nesër, më 21 nëntor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës fton bashkëpunëtorët, kolegët, studentët dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore.
Burimi: Insajderi





