Tetori rozë rikthen vëmendjen te kontrollet për kancerin e gjirit|Video

Tetori rozë rikthen vëmendjen te kontrollet për kancerin e gjirit|Video

Tetori rozë rikthen vëmendjen te kontrollet për kancerin e gjirit|Video

Në muajin tetor, i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, janë shtuar vizitat dhe kontrollet mjekësore për këtë sëmundje.

Sponsor 3M Express

Sipas shefes së Radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, kohët e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të pacienteve që kërkojnë të kontrollohen për kancerin e gjirit. Ndërkaq, vetëm gjatë ditëve të fundit janë evidentuar edhe dy raste të dyshuara për kancer të gjirit.

Ajo thekson rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe vetëkontrollit, duke u bërë thirrje grave që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre dhe të mos e shtyjnë kontrollin mjekësor. Sipas saj, zbulimi i hershëm mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm në përballjen me kancerin e gjirit.

“Interesimi i grave gjatë katër viteve të fundit, përmes fushatave të ndërgjegjësimit, ka qenë i madh, sidomos gjatë muajit tetor. Mirëpo, ajo që dua të theksoj është se gratë nuk duhet të presin vetëm muajin tetor, pasi mamografia është falas gjatë gjithë vitit dhe ato mund të vijnë në çdo kohë për ta bërë këtë kontroll”, tha Edita Bajraktari, shefe e radiologjisë në QKMF.

Se zbulimi i hershëm dhe kontrollet e rregullta janë thelbësore në përballjen me këtë sëmundje, e theksojnë vazhdimisht edhe gratë që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit.

“Sot duhet ta pyesim veten: a po veprojmë secili sipas obligimeve dhe përgjegjësive që kemi gjatë gjithë vitit? Pas çdo diagnoze, është një grua, është një familje dhe është një jetë. Ju lus që ta kthejmë këtë tetor në një zotim të përbashkët, që pacientja të jetë në qendër të çdo politike, vendimi dhe veprimi”, theksoi Nafije Latifi, e mbijetuar e kancerit të gjirit.

Ndryshe, gjatë muajit tetor, në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur edhe mamografë mobilë, në shërbim të qytetareve.

Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, gjatë këtij viti janë evidentuar rreth 300 raste të reja të kancerit të gjirit. Megjithatë, sipas tij, ky numër mbetet i njëjtë krahasuar me vitin e kaluar.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner