Të neglizhosh një ndryshim të pazakontë në trup sot është e pafalshme? Sqaron onkologu Arben Bislimi

Çdo ndryshim i pazakontë në trup duhet të merret seriozisht dhe të mos lihet pas dore. Kështu ka deklaruar onkologu Dr. Arben Bislimi, duke theksuar se në kohën kur qasja në informacione dhe shërbime mjekësore është më e madhe, neglizhimi i simptomave nuk duhet të ndodhë.

Sponsor 3M Express

Për këtë temë, Bislimi ka folur në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati, ku është diskutuar për kancerin, parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimet e sotme.

Duke folur për simptomat që qytetarët nuk duhet t’i neglizhojnë, Bislimi tha se çdo gjë e pazakontë që vërehet në organizëm duhet të jetë arsye për konsultë me mjekun.

“Unë mendoj se në kohën që po jetojmë, të neglizhohet diçka që ti e vëren se është e pazakontë dhe të mos kërkohet ndihma e mjekut, në këtë situatë, është e pafalshme”, tha ai.

Sipas tij, krahasuar me vitet e mëparshme, sot mundësitë për t’u informuar dhe për të kërkuar ndihmë janë shumë më të mëdha.

“Rrethanat tjera, viteve tjera ndoshta ka qenë më vështirë, po tash është edhe mundësia me informacione që po i marrim në vazhdimësi”, u shpreh onkologu.

Duke u ndalur veçanërisht te kanceri i gjirit, Dr. Bislimi përmendi disa shenja që nuk duhet të kalojnë pa kontroll mjekësor.

“Tash nëse flasim për gjirin, çdo masë, çdo tërheqje eventuale e mamillës, çdo ndryshim në simetri, çdo skuqje eventuale e gjirit”, tha ai.

Megjithatë, ai theksoi se këto shenja shpesh mund të shfaqen në stade më të avancuara, ndërsa në fazat e hershme ndryshimet mund të jenë më të vështira për t’u identifikuar.

“Këto janë veç në stadet më të avancuara, por te stadet e hershme është vështirë të identifikohen si të tilla”, tha Bislimi.

Pikërisht për këtë arsye, sipas tij, qëllimi i fushatave ndërgjegjësuese dhe i kontrolleve të rregullta është që sëmundja të zbulohet sa më herët, madje para se të japë simptoma të dukshme.

“Qëllimi jonë dhe i fushatave është që të identifikojmë herët, akoma pa ardhur deri te krijimi i masës”, theksoi ai.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

Të neglizhosh një ndryshim të pazakontë në trup sot është e pafalshme? Sqaron onkologu Arben Bislimi | Momenti