Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së katërt, ku në program janë katër përballje interesante.

Ndeshjet e para zhvillohen të shtunën, më 10 tetor. Në orën 17:00, në palestrën “Minatori”, përballen Trepça dhe Vëllaznimi, ndërsa në orën 19:30, Bashkimi e pret skuadrën e Borës.
Përballjet e së dielës, më 11 tetor, nisin në orën 17:00, me duelin ndërmjet Yllit dhe Pejës në palestrën “13 Qershori”. Ndërsa në orën 19:30, Rahoveci 029 përballet me Sigal Prishtinën në palestrën “Mizahir Isma”.
Xhiroja e katërt pritet të sjellë rivalitet dhe emocione, teksa skuadrat synojnë të vazhdojnë garën për rezultatet sa më të mira në fillimin e edicionit.
Të gjitha këto ndeshje do të transmetohen në kanalet Sport të platformës ArtMotion./Klankosova.tv




