Vjeshta sjell një mundësi të re për t’i dhënë shtëpisë një pamje të re dhe për të përfituar nga çmime më të favorshme. Comodita Home rikthen “Garage Sale”, fushatën e njohur të blerjeve, e cila këtë vit shënon edicionin e tetë.

Ju mund të përfitoni nga zbritje deri në 70% në një gamë të gjerë produktesh për shtëpi. Krahas ofertave në dyqane, produkte të përzgjedhura do të ekspozohen edhe në hapësirat e jashtme, duke u dhënë vizitorëve më shumë mundësi për të zbuluar oferta atraktive dhe për të përfituar nga çmimet promocionale.
Një ndër kategoritë kryesore të fushatës mbetet ajo e dyshekëve, me oferta speciale për modelet e njohura të Comodita Home. Dysheku CLOUD ofrohet me çmim 449 euro, i shoqëruar me dy dhurata, HYBRID me çmim 349 euro dhe dhuratë ekskluzive, ndërsa MEMORY vjen me çmim 199 euro, po ashtu me dhurata speciale. Në ofertë përfshihen edhe modele të tjera të preferuara, si DOPIO, DREAM, SOFT dhe ALOE VERA.
Përveç dyshekëve, ofertat përfshijnë produkte për kuzhinë, gjumë, dekorimin e shtëpisë, aksesorë për udhëtim dhe produkte për fëmijë. Me një gamë të gjerë produktesh, “Garage Sale” sjell mundësi të shumta për të plotësuar nevojat e shtëpisë dhe për të zgjedhur artikuj të ndryshëm për çdo ditë.
Gjatë shtatë viteve të fundit, “Garage Sale” është shndërruar në një traditë të rëndësishme për Comodita Home, duke u ofruar konsumatorëve mundësinë të përfitojnë nga oferta të veçanta në kategori të ndryshme produktesh. Edicioni i tetë vazhdon këtë traditë, duke sjellë alternativa të shumta për ata që dëshirojnë të bëjnë zgjedhje të reja për shtëpinë me çmime më të favorshme.
Për të përfituar nga ofertat, konsumatorët mund të vizitojnë dyqanet e Comodita Home, të porosisin online 24/7 në www.comoditahome.com, ose të telefonojnë falas në numrat 0800 25 000. Ofertat do të jenë të disponueshme edhe përmes Comodita TV Shop, duke ju mundësuar klientëve të zgjedhin mënyrën më të përshtatshme për të bërë blerjet e tyre në numrin pa pagesë 0800 77 888.
Shfrytëzoni ofertat e mëdha të “Garage Sale” me zbritje deri në 70% për çdo hapësirë të shtëpisë.
Comodita Home – Ndjehu komod!




