Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar se emailet me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombave në disa institucione nuk paraqesin rrezik, bazuar në vlerësimin e kryer nga autoritetet.

Përmes një njoftimi në Facebook, AKSK ka bërë të ditur se situata është nën kontroll dhe se nuk ka arsye për shqetësim.
Sipas autoritetit, emailet janë pjesë e një fushate të koordinuar, që synon përhapjen e dezinformimit.
AKSK ka bërë thirrje që informacionet e tilla të trajtohen me kujdes dhe që qytetarët të mbështeten në njoftimet zyrtare të institucioneve përkatëse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Emailet kërcënuese për bomba, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




