Ravanelli ka treguar se ka biseduar personalisht me Zhegrovën, duke i kërkuar që paraqitjet e mira në stërvitje dhe me fanellën e Kosovës t’i përsërisë edhe në ndeshjet me Juventusin.
Sipas ish-sulmuesit italian, talenti i Zhegrovës nuk vihet në dyshim, ndërsa çelësi për të arritur nivelin më të lartë është vazhdimësia në paraqitje.

“Kam folur me të dhe i kam thënë se është fenomen. Ajo që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë edhe në ndeshjet për Juventusin. Nëse arrin të jetë i qëndrueshëm, është lojtari më i fortë dhe ai që i vendos ndeshjet”, ka deklaruar Ravanelli.
Me këtë vlerësim, ish-sulmuesi i Juventusit ka shprehur besimin se Zhegrova ka cilësitë e nevojshme për të qenë vendimtar, nëse arrin t’i shfaqë ato rregullisht edhe në ndeshjet zyrtare të skuadrës torineze.
Burimi: RTKLive




