Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

Pajisje digjitale të sofistikuara, dronë, pajisje elektronike dhe telefona janë gjetur te shefi i rrjetit rus informativ “Rybar”, Mikhail Zvinchuk, dhe personat e ndaluar bashkë me të gjatë aksionit të mëngjesit të sotëm në zonën e Gjirit të Kotorrit në Mal të Zi, mëson media lokale “Vijesti” nga sektori i sigurisë.

Sponsor 3M Express

Ndaj personave të ndaluar është duke u zhvilluar procedura hetimore, ndërsa aksioni i gjerë në zonën e Gjirit të Kotorrit po kryhet nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Tivat, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ANB), transmeton Klankosova.tv.

Përveç Zvinchukut, janë ndaluar edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij, Valeriia Vladimirovna Zvinchuk, si dhe tre persona të tjerë.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, policia dhe ANB-ja, në kuadër të kompetencave të tyre, do të ndërmarrin masa të mëtejshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

“Vijesti” raportoi mëngjesin e sotëm se aksioni u zhvillua për shkak të dyshimeve për veprimtari hibride të rrjetit “Rybar”, të cilin autoritetet britanike dhe amerikane e lidhin me propagandën e Kremlinit dhe operacionet e ndikimit të huaj informativ.

Sipas të njëjtave informacione, shërbimet malazeze kishin paralajmërim për ardhjen e anëtarëve të këtij rrjeti, ndërsa qëndrimi i tyre ishte përcjellë prej disa ditësh.

Siç është shpjeguar, qëllimi i ardhjes së tyre ishte xhirimi i materialeve dokumentare në video lidhur me harmonizimin e paralajmëruar të politikës së vizave të Malit të Zi me standardet e Bashkimit Evropian.

Burime të “Vijesti” nga sektori i sigurisë kanë deklaruar se përmbajtja e planifikuar synonte t’i paraqiste integrimet evropiane si një proces të imponuar politikisht, me pasoja negative për turizmin, stabilitetin ekonomik dhe interesat kombëtare të Malit të Zi. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Dyshohet për vrasje në Gjilan

Dyshohet për vrasje në Gjilan

Dyshohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët

Dyshohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët

Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara | Momenti