Drenica dhe Feronikeli kanë zhvilluar një derbi rajonal spektakolar, që u mbyll me barazimin 2-2.

Mysafirët ndoshta merituan më shumë, duke pasur parasysh rastet e shumta të shpërdoruara, por në fund arritën ta fitojnë pikën e parë në udhëtim.
Lorik Dobratiqi kaloi Feronikelin në epërsi, por Drenica barazoi menjëherë në aksionin pasues, pas autogolit të Krešimir Luetiq.
Në pjesën e dytë, Drenica kaloi në epërsi me Genc Hamitin, por Feronikeli nuk u dorëzua.
Ibrahim Cërvadiku realizoi golin e barazimit, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë të merituar.
Pas këtij barazimi, Feronikeli do të luajë në mesjavë kundër Llapit, ndërsa Drenicën e pret udhëtimi te Gjilani./Klankosova.tv




