Shoqëria civile, intelektualë e aktivistë, iu adresuan Avokatit të Popullit me kërkesën që ai t’i drejtohet gjykatës për vlerësim, nëse në procesin e Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u tejkalua mandati.

Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka deklaruar se është ende herët për të përcaktuar qëndrimin e tij lidhur me kërkesën e parashtruar.
Ai theksoi se është i gatshëm të veprojë kur kjo është në interes të drejtësisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.
Qelaj u shpreh se kjo çështje nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat u votuan së fundmi.
Ai shtoi se mbetet të shihet nëse këto ndryshime do të arrijnë të prodhojnë efektin e kërkuar juridik në këtë proces, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një amendament të veçantë kushtetues, i cili përcakton si themelimin, ashtu edhe mënyrën e funksionimit të këtyre gjykatave.
Anise të martën mbrëma u miratua edhe në lexim të dytë, ligji me ndryshime për Gjykatën Speciale ka edhe pak rrugë për të hyrë në fuqi, e me nënshkrimin e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në tavolinë i mbetet presidentes së re, Justina Shiroka-Pulës.




