Ndonëse ishte duke udhëhequr shumicën e kohës, Shqiponja pësoi të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga skuadra izraelite, Bnot-Herzliya, me rezultat 29:27.
Skuadra mysafire e fitoi edhe ndeshjen e parë dhe avancoi në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Sia Celine Tolno i shënoi 10 gola për skuadrën gjakovare. Gjashtë i kishte Ana Carolini Gonçalves.
Shqiponja luajti dukshëm më mirë se në ndeshjen e parë, por në fund mbeti pa fitore.
Burimi: RTKLive




