Europoli godet rrjetin e kokainës, arrestohen 20 persona dhe sekuestrohen 43 tonë drogë

Europoli godet rrjetin e kokainës, arrestohen 20 persona dhe sekuestrohen 43 tonë drogë

Europoli godet rrjetin e kokainës, arrestohen 20 persona dhe sekuestrohen 43 tonë drogë

Europoli, në bashkëpunim me agjencitë policore të Spanjës dhe Ekuadorit, ka goditur një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Në kuadër të operacionit të koduar “Kantabria”, janë arrestuar 20 të dyshuar në Ekuador.

Sponsor 3M Express

Operacioni u zhvillua më 8 tetor 2026, ndërsa autoritetet kryen kontrolle në 23 lokacione, në kuadër të hetimeve ndaj rrjetit kriminal që për vite me radhë kishte shfrytëzuar transportin detar për të kontrabanduar sasi të mëdha kokaine.

Sipas Europolit, trafikantët fshihnin drogën në ngarkesa me banane, duke u mbuluar pas kompanive legale të importit dhe eksportit të frutave tropikale. Dërgesat niseshin nga Ekuadori drejt porteve evropiane.

Hetimet zbuluan se rrjeti kishte krijuar një infrastrukturë të gjerë ndërkombëtare, me baza strategjike në Peru dhe lidhje logjistike në Belgjikë, Spanjë e Holandë, si dhe lidhje operative dhe financiare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hetimi i përbashkët, i zhvilluar përgjatë disa vjetëve, çoi në sekuestrimin e më shumë se 43 tonëve kokainë gjatë 13 operacioneve të realizuara nga viti 2022 deri në vitin 2026.

Një pjesë e rëndësishme e provave u sigurua përmes deshifrimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC. Ndër sekuestrimet më të mëdha të lidhura me rrjetin përmenden kapja e afro katër tonëve kokainë në Holandë, në dhjetor të vitit 2020, si dhe sekuestrimi i 13 tonëve në Spanjë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, e vlerësoi operacionin si dëshmi të rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit të drogës.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar është forca jonë më e madhe në luftën kundër trafikimit të drogës. Rrjetet kriminale nuk njohin kufij, ashtu siç nuk njeh kufij as reagimi ynë”, deklaroi Brunner, duke shtuar se sekuestrimi i 43 tonëve drogë përbën një goditje ndaj rrugëve të trafikimit drejt Evropës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Europoli godet rrjetin e kokainës, arrestohen 20 persona dhe sekuestrohen 43 tonë drogë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kallas: Të ardhurat nga nafta ruse ndihmojnë Moskën të financojë luftën

Kallas: Të ardhurat nga nafta ruse ndihmojnë Moskën të financojë luftën

Radoiçiqi në tubimet e partisë së Vuçiqit, Haxhiu: Serbia po e mbron organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

Radoiçiqi në tubimet e partisë së Vuçiqit, Haxhiu: Serbia po e mbron organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

Presidentja Shiroka Pula shkon në një sallon bukurie – shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Presidentja Shiroka Pula shkon në një sallon bukurie – shoqërohet nga deputetja e PDK-së