Një karikaturë e publikuar në Facebook nga Bujar Qeriqi ka nxitur reagimin e moderatorit të emisionit “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, Fidan Jupolli.

Qeriqi publikoi një ilustrim me një personazh që mban një thes me mbishkrimin “DEVOLLI”, nga i cili dalin para, ndërsa në karikaturë shkruhet: “O je me UÇK-në, o je me Klan Kosova!”. Publikimin e shoqëroi me mbishkrimin “Babik nuk ka opsion tjetër”.
Pas kësaj, Jupolli reagoi duke publikuar një pjesë të komunikimit të tyre të gushtit të vitit 2022, kur Qeriqi i kishte propozuar bashkëpunim në emisionin “DPT”.
Ai kishte sugjeruar që mysafirëve, kryesisht politikanëve e deputetëve, t’u dhuroheshin karikatura të realizuara prej tij.
Në atë kohë, Jupolli e kishte mirëpritur idenë, por i kishte thënë se ende nuk ishte e qartë nëse do të realizohej studioja e re.
Në reagimin e tij të fundit, moderatori tha se mosangazhimi i Qeriqit nuk nënkuptonte se kishte diçka personale ndaj tij, duke shtuar se e vlerësonte punën artistike të tij.
“Artisti fantastik prap mendoj bile kom pase me marr me ba studion me karikatura!”, shkroi Jupolli, i cili njëkohësisht kritikoi përdorimin e artit për, siç e cilësoi ai, linçim.
Shih postimin e plotë:




