Studentët, sindikatat dhe “Jelekët e Verdhë” pritet të protestojnë në gjithë Francën

Studentët, sindikatat dhe “Jelekët e Verdhë” pritet të protestojnë në gjithë Francën

Studentët, sindikatat dhe “Jelekët e Verdhë” pritet të protestojnë në gjithë Francën

Dhjetëra mijëra qytetarë pritet të protestojnë të shtunën në qytete të ndryshme të Francës, ku studentët, sindikalistët dhe mbështetës të mbetur të lëvizjes “Jelekët e Verdhë” do të bashkohen kundër rritjes së çmimeve dhe përkeqësimit të modelit social të vendit.

Sponsor 3M Express

Valët e para të protestave nisën muajin e kaluar në shkollat e mesme në periferitë e varfra veriore të Parisit.

Pakënaqësitë fillestare për mungesën e mësimdhënësve dhe kushtet e dobëta në shkolla u shndërruan shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare kundër pabarazisë, shpenzimeve të pamjaftueshme publike dhe rënies së standardeve të jetesës, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

Protestat zhvillohen në një periudhë të vështirë për Francën, ndërsa presidenti Emmanuel Macron po i afrohet fundit të mandatit të tij, duke lënë pas një elektorat të polarizuar dhe një skenë të brendshme politike të fragmentuar.

Një tjetër shqetësim për vendin është gjendja e financave publike. Investitorët po largohen nga borxhi francez, duke shtyrë kostot e huamarrjes në nivelet më të larta në më shumë se dy dekada. Kjo situatë pasqyron vështirësitë e vazhdueshme të Francës për të vënë në rregull financat publike.

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka paralajmëruar të enjten se autoritetet kanë frikë nga shpërthimi i trazirave gjatë protestave të fundjavës.

Lexo edhe

Bellingham “blindon” të ardhmen te Real Madridi

Bellingham “blindon” të ardhmen te Real Madridi

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk zbatojnë pagën minimale

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk zbatojnë pagën minimale

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s