Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale në shëndetin mendor.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Komisioni Evropian ka theksuar rëndësinë e trajtimit të këtyre problemeve, me vëmendje të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë. Sipas institucionit, pasojat e problemeve të shëndetit mendor janë të ndjeshme edhe në aspektin ekonomik.
Një nga shqetësimet kryesore lidhet me përdorimin e tepruar të rrjeteve sociale dhe teknologjisë digjitale, si dhe me ekspozimin ndaj përmbajtjeve të paligjshme, bullizmit kibernetik dhe dhunës në internet.
Për t’i adresuar këto rreziqe, Bashkimi Evropian ka ndërmarrë iniciativa ligjore që synojnë mbrojtjen e përdoruesve, veçanërisht të miturve, nga pasojat e përdorimit problematik të platformave digjitale.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se muajin e kaluar propozoi edhe aktin ligjor të njohur si “EU KIDS Act”, i cili synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve në internet.
Propozimi parasheh ndalimin e qasjes në platformat e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 13-vjeçare, si dhe vendosjen e një moshe minimale në nivel të Bashkimit Evropian për hapjen e llogarive personale nga të miturit.
Nisma synon të krijojë një mjedis digjital më të sigurt për fëmijët, në një kohë kur ndikimi i rrjeteve sociale në mirëqenien psikologjike po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e debatit publik në Evropë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




