Arsenali përmbys Leedsin, ngjitet në krye të tabelës

Arsenali përmbys Leedsin, ngjitet në krye të tabelës

Arsenali përmbys Leedsin, ngjitet në krye të tabelës

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta regjistroi suksesin e tetë radhazi në Premierligë ndaj Leedsit, duke ia ndërprerë kundërshtarit serinë e ndeshjeve pa humbje në këtë edicion.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e baraspeshuar, me Leedsin që u tregua mjaft i organizuar dhe krijoi disa raste të rrezikshme para portës së David Rayas. Portieri i Arsenalit ishte vendimtar në disa momente, duke i mohuar golin skuadrës mysafire me pritje të rëndësishme.

Sponsor 3M Express

Arsenali e nisi më mirë pjesën e dytë dhe Martin Odegaard pati një mundësi të mirë për të shënuar, por portieri James Trafford reagoi me sukses.

Megjithatë, Leeds Unitedi vazhdoi të rrezikonte dhe në fund u shpërblye për paraqitjen e mirë. James Justin u shfaq në shtyllën e dytë dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Gëzimi i mysafirëve zgjati pak, pasi Arsenali reagoi shpejt. Pas një aksioni nga krahët, Ben White e ktheu topin me kokë në zonë, ndërsa Riccardo Calafiori e dërgoi atë në rrjetë për rezultatin 1:1.

Pas barazimit, vendasit shtuan presionin në kërkim të fitores dhe golin vendimtar e realizoi Bruno Guimaraes. Mesfushori përfitoi nga një pasim i zgjuar i Declan Rice dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e portës për 2:1.

Në minutat e fundit, Arsenali ishte pranë golit të tretë, por Odegaard nuk arriti ta konkretizonte një rast të shkëlqyer pas aksionit të nisur nga Rice.

Kështu, Arsenali siguroi tri pikë të rëndësishme dhe, të paktën përkohësisht, u barazua me Manchester Cityn në krye të tabelës së Premierligës.

Ndërkohë, Leeds Unitedi, pavarësisht paraqitjes së mirë, mbeti pa pikë, ndërsa trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, vazhdoi serinë perfekte ndaj Daniel Farkes, duke regjistruar fitoren e pestë në po aq përballje me të.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Protestë në Stutgart në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protestë në Stutgart në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014