Shiroka-Pula urohet nga homologët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Shiroka-Pula urohet nga homologët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Shiroka-Pula urohet nga homologët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime për zgjedhjen në detyrë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Siç bën të ditur Presidenca, Presidenti finlandez, Alexander Stubb, i ka uruar Shiroka-Pulës sukses në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, homologja sllovene, Nataša Pirc Musar, ka shprehur bindjen se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen.

Ajo ka riafirmuar mbështetjen e Sllovenisë për avancimin e parimeve demokratike, bashkëpunimin rajonal, forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Po ashtu, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës, duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria do të qëndrojnë së bashku përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

Në anën tjetër, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur besimin se udhëheqja e Shiroka-Pulës do të kontribuojë në forcimin e dialogut dhe kohezionit shoqëror.

Ajo ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë shtysë të re bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Protestë në Stutgart në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protestë në Stutgart në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014