Edhe pse një muaj para sfidës vendimtare me Finlandën, gjysma e stadiumit “Air Albania” është shitur.

Një sinjal i fortë se tifozët shqiptarë nuk presin më vetëm përballjet me emrat e mëdhenj të futbollit për të mbështetur Kombëtaren.
Sipas TopChannel, janë shitur 10 mijë bileta, apo rreth 50% e kapacitetit të stadiumit, për ndeshjen Shqipëri-Finlandë, që luhet pas rreth një muaji, më 15 nëntor.
Kjo është një sfidë me peshë të veçantë për kuqezinjtë, që synojnë të luftojnë për vendin e parë. Në një përballje ku çdo detaj mund të bëjë diferencën, mbështetja nga shkallët e stadiumit është një tjetër armë për skuadrën.




