SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Braziliana denoncon dhunim, arrestime për sulmet ndaj deputetit e gazetarit, armë dhe kërcënime me vrasje

SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Braziliana denoncon dhunim, arrestime për sulmet ndaj deputetit e gazetarit, armë dhe kërcënime me vrasje

SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Braziliana denoncon dhunim, arrestime për sulmet ndaj deputetit e gazetarit, armë dhe kërcënime me vrasje

Kosova ka kaluar një tjetër natë të ngarkuar me raste të rënda kriminale, përleshje, kanosje, dhunë, grabitje dhe arrestime.

Sponsor 3M Express

Në Prishtinë, një shtetase braziliane ka denoncuar se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj nga tre persona të panjohur, ndërsa hetimet për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi dhe gazetarit Jeton Sopa gjatë protestës së 5 tetorit kanë çuar në ndalimin e dy personave të dyshuar.

Pas gati tre muajsh në arrati, është arrestuar Mehmet Kryeziu, i dyshuar për vjedhje, ndërsa në Gjakovë një grua është kapur me thikë në çantë brenda Gjykatës. Në Pejë, një konflikt familjar dyshohet se eskaloi në sulm me sëpatë, kurse në Vushtrri një mosmarrëveshje për pronë përfundoi me kërcënim me armë.

Një punëtore banke në Leposaviq ka denoncuar gjithashtu se është kërcënuar gjatë një bisede për një kredi të papaguar.

Sinjali ju sjell përmbledhjen e natës.

Prishtinë – Braziliana denoncon dhunim e grabitje, tre persona dyshohet se e kërcënuan me thikë

Një 29-vjeçare braziliane ka denoncuar se është sulmuar në banesën e saj në rrugën “Faik Konica” nga tre persona të panjohur.

Sipas saj, njëri dyshohet se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërsa dy të tjerët e kanë grabitur nën kërcënimin e thikës.

Asaj i janë marrë telefona, dokumente, karta bankare dhe rreth 50 euro.

Rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria për “Dhunim” dhe “Grabitje”.

Prishtinë – Identifikohet edhe personi i tretë për sulmin ndaj deputetit Rexhepi

Policia ka identifikuar dhe ndaluar edhe të dyshuarin e tretë për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi gjatë protestës së 5 tetorit.

Bëhet fjalë për Nesim Currin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është ndaluar për 48 orë.

Për këtë rast më herët janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Rasti po hetohet për “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Suharekë – Tre muaj në arrati, Mehmet Kryeziu arrestohet dhe dyshohet për vjedhje të reja

Pas gati tre muajsh në arrati, Policia ka arrestuar Mehmet Kryeziun. Ai dyshohet se më 20 korrik ishte arratisur nga QKMF-ja në Suharekë, ku po mbahej nën masën e ndalimit 48-orësh.

Gjatë kohës sa ishte në arrati, dyshohet se ka kryer edhe vjedhje në Klinë dhe Ferizaj.

Me urdhër të Prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Gjakovë – Shkon në Gjykatë me thikë në çantë, përfundon në Polici

Nushe Azemi është shoqëruar në Polici pasi gjatë qëndrimit në Gjykatën Themelore në Gjakovë është konstatuar se kishte një thikë në çantë.

Ajo ia ka dorëzuar thikën Policisë, e cila e ka sekuestruar dhe ka nisur hetimet.

Rasti është iniciuar për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë – Konflikti familjar eskalon në sulm me sëpatë

Një konflikt familjar në rrugën “Asllan Qeshme” në Pejë dyshohet se ka eskaluar në sulm me sëpatë.

Sipas Policisë, B.B. dyshohet se ka sulmuar familjarët e bashkëshortes me sëpatë, ndërsa E.B. dyshohet se i ka kërcënuar ata.

Për rastin janë njoftuar Prokuroria dhe është iniciuar procedurë për “Dhunë në familje” dhe “Sulm”.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë – Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa

Liridon Geci është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar gazetarin Jeton Sopa gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë.

Sopa kishte raportuar se ishte goditur nga prapa në pjesën e qafës, ndërsa i dyshuari është identifikuar përmes analizimit të pamjeve.

Geci është arrestuar pranë Hotel “Grand” dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit.

Rasti po hetohet për “Sulm”.

Vushtrri – Sherri për pronën eskalon, axhai dyshohet se ia drejtoi armën nipit

Një mosmarrëveshje e vjetër pronësore në fshatin Pasomë të Vushtrrisë ka eskaluar në kërcënim me armë.

Sipas ankuesit, axhai i tij kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe gjatë përplasjes ia kishte drejtuar armën, duke i thënë: “A e din se ju vras”. Policia ka kontrolluar dy lokacione të lidhura me të dyshuarin, por arma nuk është gjetur.

Rasti është iniciuar për “Kanosje” dhe armëmbajtje pa autorizim, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Leposaviq – Kërcënon punëtoren e bankës për kredinë: “Kam për të të prerë”

Një punëtore banke në Leposaviq ka denoncuar se është kërcënuar gjatë një bisede për një kredi të papaguar. Ajo fillimisht kishte kontaktuar klientin, ndërsa më pas kishte telefonuar nënën e tij, e cila ishte garantuese.

Sipas denoncimit, Z.K. ia kishte marrë telefonin dhe e kishte kërcënuar: “Mos ma shqetëso familjen ose kam për të të prerë”.

Rasti është iniciuar për “Kanosje” dhe po hetohet në procedurë të rregullt.

SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Braziliana denoncon dhunim, arrestime për sulmet ndaj deputetit e gazetarit, armë dhe kërcënime me vrasje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Braziliana denoncon dhunim, arrestime për sulmet ndaj deputetit e gazetarit, armë dhe kërcënime me vrasje | Momenti