Si të zëvendësohen një miliard euro importe? Ahmeti: Plani prezantohet në “Future of Business”

Si të zëvendësohen një miliard euro importe? Ahmeti: Plani prezantohet në “Future of Business”

Si të zëvendësohen një miliard euro importe? Ahmeti: Plani prezantohet në “Future of Business”

Plani i veprimit për “Agjendën 1 miliard”, që synon zëvendësimin e një miliard eurove importe me prodhim vendor deri në vitin 2030, do të prezantohet në konferencën “Future of Business 2026”, në nëntor të këtij viti.

Sponsor 3M Express

Kështu ka bërë të ditur Shpend Ahmeti, bashkëthemelues i Data4X, gjatë bisedës në “Përballje Podcast” me kryredaktorin e Telegrafit, Muhanet Hajrullahu.

Ai ka theksuar se realizimi i këtij objektivi kërkon bashkëpunim mes bizneseve dhe institucioneve të Kosovës.

“Na duhet t’i kemi në tavolinë edhe institucionet, sepse nuk është një agjendë që mund të shtyhet vetëm prej sektorit privat”, ka deklaruar Ahmeti, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, në këtë proces duhet të përfshihen sektorë të ndryshëm, për të kontribuar në ndërtimin dhe zbatimin e planit.

“Duhet i gjithë sektori privat, por edhe institucionet dhe të gjithë sektorët të kontribuojnë në agjendën e një miliardi”, ka thënë ai.

Ahmeti ka shpjeguar se aktualisht po punohet për përcaktimin e hapave konkretë që do të çonin drejt arritjes së objektivit.

“Ne jemi duke ndërtuar një plan veprimi, që të kemi hapa konkretë se si arrijmë deri te një miliardësh”, ka theksuar ai.

– YouTube www.youtube.com

Ai ka sqaruar se objektivi është zëvendësimi i importeve në vlerën e një miliard eurove deri më 2030, ndërsa rruga për realizimin e tij po ndërtohet bashkërisht me bizneset dhe institucionet.

“Një miliard euro është objektivi. Qëllimi është viti 2030, ndërsa rrugën jemi duke e ndërtuar tash së bashku me bizneset dhe institucionet”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, plani do të prezantohet në konferencën “Future of Business 2026”, duke e konkretizuar diskutimin për potencialin e prodhimit vendor dhe angazhimin e nevojshëm për ta shfrytëzuar atë. /Telegrafi/.

Lexo edhe

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

Si të zëvendësohen një miliard euro importe? Ahmeti: Plani prezantohet në “Future of Business” | Momenti