“Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që Roeli po rritet pa baba

“Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që Roeli po rritet pa baba

“Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që Roeli po rritet pa baba

Bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, ku ka kujtuar këngëtarin përmes disa momenteve të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

Sponsor 3M Express

Në fotografitë e publikuara, Shpati shfaqet pranë të birit, ndërsa Selvija ka rrëfyer dhimbjen që ndien teksa sheh Roelin duke u rritur pa të atin, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij… por nuk ndryshohet dot caktimi i të Madhit Allah!”, ka shkruar ajo.

Më tej, Selvija shprehet se i dhemb fakti që Roeli do të rritet pa babanë dhe tregon se do të kujdeset që kujtimi i Shpatit të jetë gjithmonë i pranishëm në jetën e të birit.

“Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babain që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar… por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e histori që do t’i tregoj. Do t’i flas për dashurinë e madhe dhe krenarinë që Shpati do të kishte për të”, ka shkruar ajo.

Selvija ka ndarë edhe një mesazh të ndjerë për lidhjen e përjetshme mes Shpatit dhe Roelit.

“Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh, Shpati buzëqesh bashkë me të… diku atje lart. Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë; do të jetojë në zemrën e Roelit, në çdo ëndërr, buzëqeshje dhe hap të tij”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas