Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: S’jeni vetëm në këtë rrugëtim

Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: S’jeni vetëm në këtë rrugëtim

Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: S’jeni vetëm në këtë rrugëtim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sponsor 3M Express

Në komunikatën për media të Presidencës thuhet se gjatë këtyre vizitave, Shiroka-Pula shprehu solidaritetin me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë për to dhe për Republikën e Kosovës.

“Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë, në përputhje me përgjegjësitë dhe mundësitë institucionale”.

“Sipas presidentes Shiroka Pula, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri, e zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, dhe se mbrojtja e së vërtetës historike dhe dinjitetit të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit mbetet e rëndësishme”.

Në këto takime, Presidentja i informoi familjet se, në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe se Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, është shprehur Presidentja.

Lexo edhe

BE-ja me kufizime të reja për makinat kineze, ja çfarë po planifikohet

BE-ja me kufizime të reja për makinat kineze, ja çfarë po planifikohet

Damoni prezanton në samitin rajonal modelin e Kosovës për shërbimet digjitale

Damoni prezanton në samitin rajonal modelin e Kosovës për shërbimet digjitale

Gundogan ekskluzivisht për Klanin: Barça, skuadra më e mirë në botë (VIDEO)

Gundogan ekskluzivisht për Klanin: Barça, skuadra më e mirë në botë (VIDEO)

Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: S’jeni vetëm në këtë rrugëtim | Momenti