Sherri familjar në Pejë eskalon rëndë – burri dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan dhe familjarët e saj

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar më 6 tetor në rrugën “Asllan Qeshme” në Pejë, ku një konflikt familjar dyshohet se ka eskaluar deri në sulm me sëpatë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 21:00, Policia është njoftuar për një incident në këtë lokacion, ndërsa patrulla e dërguar në vendin e ngjarjes i ka gjetur palët duke u fjalosur me zë të lartë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, L.G. ka deklaruar se kishte përjetuar në vazhdimësi dhunë psikologjike nga bashkëshorti i saj, B.B..

Në një moment, E.B. dyshohet se kishte telefonuar vëllain e saj, J.G., që të vinte ta merrte. Në vendin e ngjarjes më pas kishin shkuar edhe vëllai dhe babai i saj, Sh.G.

Sipas deklarimeve të dhëna para hetuesve, me të arritur familjarët e gruas, situata ka eskaluar dhe B.B dyshohet se i ka sulmuar me sëpatë, ndërsa E.B dyshohet se i ka kanosur.

Pavarësisht incidentit, sipas të dhënave fillestare nuk është raportuar nevojë për trajtim mjekësor. Pas intervistimit, L.G. ka shprehur dëshirën të largohet dhe të qëndrojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit ndaj B.B është iniciuar hetim për “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj E.B. për “Sulm”.

Pas intervistimit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sherri familjar në Pejë eskalon rëndë – burri dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan dhe familjarët e saj appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

Sherri familjar në Pejë eskalon rëndë – burri dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan dhe familjarët e saj | Momenti