Ish-mesfushori i njohur, Clarencee Seedorf do të ketë një mision të vështirë, pasi Corinthians po kalon një periudhë të vështirë në kampionatin brazilian dhe synon të largohet nga zona e rrezikut.

Seedorf ka drejtuar më parë Milanin, Shenzhenin në Kinë, Deportivo La Corunan dhe përfaqësuesen e Kamerunit.
Si futbollist, ai fitoi katër herë Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshme: Ajaxin, Real Madridin dhe Milanin. Me skuadrën italiane e fitoi trofeun në dy raste.
Holandezi e njeh edhe futbollin brazilian, pasi në fund të karrierës si lojtar ishte pjesë e Botafogos.
Tashmë, Seedorf pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në krye të Corinthiansit.




