Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj Liverpoolit, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në stadiumin “Anfield”, në kuadër të Premierligës angleze.

Përballja e zhvilluar të dielën, më 11 tetor, nisi me një pjesë të parë të baraspeshuar, ndërsa gjithçka ndryshoi në minutën e 62-të, kur mesfushori i Liverpoolit, Ryan Gravenberch, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë futbollistë.
Vetëm tre minuta më vonë, Erling Haaland kaloi Manchester Cityn në epërsi, duke realizuar në minutën e 65-të.
Në minutën e 68-të, Jeremy Doku dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur, ndërsa Rayan Cherki vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 78-të.
Liverpooli nuk arriti të rikthehej në lojë, duke pësuar humbjen e parë të sezonit në Premierligë.
Me këtë fitore, Manchester City vazhdon ecurinë perfekte, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit, duke ruajtur pozitën e parë në tabelë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Manchester City e turpëron Liverpoolin në “Anfield” – Tre gola dhe karton i kuq në supersfidën angleze appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




