Rriten rastet e kanosjes dhe posedimit ilegal të armëve në Ferizaj, bien vjedhjet dhe dhuna në familje

Rriten rastet e kanosjes dhe posedimit ilegal të armëve në Ferizaj, bien vjedhjet dhe dhuna në familje

Rriten rastet e kanosjes dhe posedimit ilegal të armëve në Ferizaj, bien vjedhjet dhe dhuna në familje

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar të dhënat për veprat penale të evidentuara gjatë muajit shtator 2026, duke i krahasuar ato me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sponsor 3M Express

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në shtator 2026 në rajonin e Ferizajt janë shënuar ndryshime të ndjeshme në disa kategori të veprave penale. Të dhënat tregojnë rënie të numrit të rasteve të vrasjes, dhunës në familje, vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, ndërsa janë shënuar rritje te kanosjet, lëndimet e rënda trupore dhe posedimi ilegal i armëve.

Rasti i vrasjes ka shënuar rënie nga një në shtator të vitit 2025 në asnjë rast gjatë shtatorit të këtij viti. Ndërkohë, lëndimet e rënda trupore janë rritur nga zero në tri raste.

Edhe lëndimet e lehta trupore kanë shënuar rënie, nga 47 raste në vitin 2025 në 32 raste këtë vit, ose 31.9 për qind më pak. Dhunë në familje janë evidentuar 10 raste, krahasuar me 20 raste në shtatorin e vitit të kaluar, që paraqet një rënie prej 50 për qind.

Në anën tjetër, kanosjet janë rritur nga 21 në 28 raste, ose 33 për qind. Vjedhjet kanë rënë nga 30 në 28 raste, ndërsa vjedhjet e rënda nga 14 në 10 raste.

Një rritje e konsiderueshme është regjistruar te posedimi ilegal i armëve, me 19 raste në shtator 2026, krahasuar me 11 raste në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, apo 72.7 për qind më shumë.

Në kategorinë e veprave penale të evidentuara, grabitjet kanë mbetur në të njëjtin nivel, me nga zero raste në të dyja periudhat. Ndërkaq, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ka rënë nga dy raste në vitin 2025 në asnjë rast këtë vit.

Arrestimet

Të dhënat e Policisë tregojnë gjithashtu se gjatë shtatorit 2026 janë arrestuar 59 persona sipas autorizimeve policore, krahasuar me 65 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, një rënie prej 9.2 për qind.

Ndërsa, arrestimet sipas urdhëresave të gjykatës kanë shënuar rënie nga 84 në 81 raste, apo 3.5 për qind.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët, me qëllim parandalimin dhe luftimin e veprave penale.

Qytetarët mund të raportojnë rastet drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia ka theksuar se konfidencialiteti i të dhënave të personave që raportojnë rastet do të ruhet plotësisht. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

Rriten rastet e kanosjes dhe posedimit ilegal të armëve në Ferizaj, bien vjedhjet dhe dhuna në familje | Momenti