“Rifillim i bisedimeve dhe tema e Kosovës” – Koopman flet për zhvillimet politike në Serbi pas fitores së opozitës

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Gert Jan Koopman, ka diskutuar rreth ndryshimeve politike në Serbi dhe fitores së Listës së Studentëve, në një intervistë dhënë për Atlantic Council.

Sponsor 3M Express

Koopman ka theksuar se ekziston një sërë çështjesh të rëndësishme që do të diskutohen me përfaqësuesit e shumicës së re në Kuvendin e Serbisë, duke veçuar posaçërisht çështjen e Kosovës.

Krahas dialogut, zyrtari i lartë evropian ka vënë theksin edhe te nevoja e rreshtimit të Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se ende nuk është formuar një qeveri e re në Beograd, duke shtuar se është thelbësore të ndërtohet besimi i ndërsjellë mes ekzekutivit të ri dhe BE-së për t’i dhënë shtytje proceseve përpara.

”Unë shoh një rrugë për rifillimin e bisedimeve. S’ka ende qeveri, ka çështje që janë sa i përket pasjes së një politike të jashtme dhe sigurisë dhe për temën e Kosovë. Nëse mund të startojmë me gjërat themelore, progresi mund të bëhet aty shpejt, dhe mund të ndërtohet besimi për të lëvizur gjërat përpara”, ka deklaruar Koopman.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Rrezik për punëtorët” – Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë pas inspektimit

“Rrezik për punëtorët” – Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë pas inspektimit

Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë

Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë

Gucati për Jakup Krasniqin: Prangat fizike s’mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij

Gucati për Jakup Krasniqin: Prangat fizike s’mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij