Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa ndaj një objekti ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë inspektimit ka evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Pas konstatimit të këtyre mangësive, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë angazhimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve. Siguria dhe shëndeti në punë janë përgjegjësi që duhet të respektohen në çdo vend pune”, thuhet në njoftim.
Burimi: Insajderi





