Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK merr në hetim dosjen

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK merr në hetim dosjen

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK merr në hetim dosjen

Skandali i vjedhjes së rreth 700 mijë eurove në një filial të Postës Shqiptare në Durrës tashmë është përcjellë për hetim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit të Top Channel, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar dosjen SPAK-ut, për shkak të dyshimeve se pas vjedhjes së 69 milionë lekëve të reja mund të qëndrojë një grup i strukturuar kriminal.

Dyshimet janë zgjeruar edhe për përfshirjen e personave që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.

Në mesin e emrave të përmendur është edhe ish-drejtoresha e Postës, Etleva Budini, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste dhe fitoi mandatin e deputetes.

Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj pasardhëses së saj, Elisabeta Mataj, e cila ishte arrestuar pas zbulimit të skandalit. Masa e sigurisë ndaj saj është ndryshuar nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Matajt dhe mbrojtjes së saj, e cila ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë se provat e administruara gjatë hetimeve e rëndojnë pozitën e saj procedurale.

Mataj ndodhej në paraburgim që nga 18 korriku dhe po hetohet për vjedhjen në bashkëpunim, përmes shpërdorimit të detyrës, të 69 milionë lekëve, të cilat ishin fonde të destinuara për qytetarët në degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë.

Në të njëjtën çështje po hetohen edhe ish-shefja e financës, Valbona Duni, dhe arkëtarja Paola Dana, të cilat ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Lexo edhe

Vazo e njëjtë, fat i ndarë – Kosova dhe Shqipëria pozicionohen në vazon e tretë për kualifikimet e Euro 2028

Vazo e njëjtë, fat i ndarë – Kosova dhe Shqipëria pozicionohen në vazon e tretë për kualifikimet e Euro 2028

I tha se i dashuri i saj është vetëm imagjinar – Plas debati mes Valdetit dhe Anjezës (VIDEO)

I tha se i dashuri i saj është vetëm imagjinar – Plas debati mes Valdetit dhe Anjezës (VIDEO)

Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta (VIDEO)

Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta (VIDEO)