“Rrezik për punëtorët” – Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë pas inspektimit

“Rrezik për punëtorët” – Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë pas inspektimit

“Rrezik për punëtorët” – Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë pas inspektimit

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj një objekti ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë një inspektimi në terren janë konstatuar shkelje të rënda dhe parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar, përballë rrezikut të evidentuar për jetën e punëtorëve, inspektorët kompetentë kanë nxjerrë menjëherë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë kantier.

Punimet do të mbylljen derisa të eliminohen të gjitha mangësitë e vërejtura dhe të krijohen kushtet e plota të sigurisë për personelin që operon atje.

Nga Inspektorati Qendror i Punës kanë paralajmëruar se aksionet e tilla mbikëqyrëse do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe zbatimin e rreptë të legjislacionit në fuqi.

”Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë angazhimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve. Siguria dhe shëndeti në punë janë përgjegjësi që duhet të respektohen në çdo vend pune”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vazo e njëjtë, fat i ndarë – Kosova dhe Shqipëria pozicionohen në vazon e tretë për kualifikimet e Euro 2028

Vazo e njëjtë, fat i ndarë – Kosova dhe Shqipëria pozicionohen në vazon e tretë për kualifikimet e Euro 2028

I tha se i dashuri i saj është vetëm imagjinar – Plas debati mes Valdetit dhe Anjezës (VIDEO)

I tha se i dashuri i saj është vetëm imagjinar – Plas debati mes Valdetit dhe Anjezës (VIDEO)

Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta (VIDEO)

Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta (VIDEO)