Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë inspektimit ka evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit, pas konstatimit të shkeljeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Në njoftim bëhet e ditur se Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.





