Motër e vëlla, që u vranë dje në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të varrosen nesër në vendlindjen e tyre, në fshatin Pozheran.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, në ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.
Policia ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen është vetëdorëzuar, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe axha i tyre, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Klankosova.tv




