Një automjet ka shpërthyer në ecje në bulevardin e lagjes 18 shtatori në Gjirokastër. Mjeti ka shpërthyer përpara gjykatës dhe ka ndaluar përpara drejtorisë së policisë.

Sipas A2CNN, dy persona janë lënduar dhe po marrin tretman mjekësor.
A2 CNN raporton se mendohet që shpërthimi i automjetit mund të jetë atentat dhe jo shpërthim aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Eksplodon një veturë në Gjirokastër, dyshohet për atentat appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




