Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur hapur ambiciet e tij për t’u bërë kryeministër i Kosovës.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një bisede me një influencer të huaj i cili e ka publikuar intervistën me të parin e Prishtinës në faqen “Khan Khan”.
Rama i pyetur se çfarë profesioni ka, i tregoi influencerit që është kryetar i kryeqytetit të Kosovës teksa pas kësaj i pyetur se cila është pjesa e preferuar e punës së tij, Rama i tha se misioni i radhës është të bëhet kryeministër i Kosovës teksa kritikoi Kurtin për qeverisjen e tij.
“Misioni i radhës është të bëhem kryeministër i vendit… Ai (Kurti) nuk po bën punë të mirë”, tha Rama.
Ndiqeni videon:




