Të dielën parashikohet të depërtojë një front i ftohtë, i cili do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe herë pas reshje shiu në të gjithë vendin. Lokalisht reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu, e cila në momente të caktuara pritet të jetë shumë e fortë, me shpejtësi prej 15-55 km/h, njofton MeteoKosova.
Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20 °C.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Moti për ditën e nesërme: Reshje shiu, rrebeshe me bubullima dhe erëra të forta appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




