Armë, municion dhe substanca narkotike në një veturë në Grabovc të Obiliqit, arrestohet një person

Armë, municion dhe substanca narkotike në një veturë në Grabovc të Obiliqit, arrestohet një person

Armë, municion dhe substanca narkotike në një veturë në Grabovc të Obiliqit, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri, municion dhe një sasi të dyshuar të substancave narkotike gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Grabovc të Obiliqit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, kur zyrtarët policorë të Obiliqit, gjatë realizimit të një pike kontrolli, kanë ndaluar një automjet për kontroll.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar para të gatshme, një armë zjarri, municion dhe substanca të dyshuara narkotike.

Lidhur me rastin, një person është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Policia ka iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Veprimet e mëtejme policore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Armë, municion dhe substanca narkotike në një veturë në Grabovc të Obiliqit, arrestohet një person appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Totaj i reagon Daçiqit: Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale

Totaj i reagon Daçiqit: Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale

Rasti i rëndë në Gjilan, nesër u jepet lamtumira e fundit motër e vëlla

Rasti i rëndë në Gjilan, nesër u jepet lamtumira e fundit motër e vëlla

Eksplodon një veturë në Gjirokastër, dyshohet për atentat

Eksplodon një veturë në Gjirokastër, dyshohet për atentat