Rama reagon pas protestës: Mos e urdhëroni policinë kundër popullit

Rama reagon pas protestës: Mos e urdhëroni policinë kundër popullit
Rama reagon pas protestës: “Mos e urdhëroni policinë kundër popullit” Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas pamjeve të shfaqura gjatë protestës së mbrëmshme në kryeqytet, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës. Rama ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të situatës, duke thënë se protestuesit ishin veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve […]

Rama reagon pas protestës: “Mos e urdhëroni policinë kundër popullit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas pamjeve të shfaqura gjatë protestës së mbrëmshme në kryeqytet, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.

Rama ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të situatës, duke thënë se protestuesit ishin veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të Kosovës që, sipas tij, kërkonin drejtësi.

“Sheshi është i njëjti. Qytetarët po ashtu. Vetëm juve ju ka shpërfaq pushteti”.

Ai ka thënë se pamjet e protestuesve duke u trajtuar në QKUK janë të dhimbshme dhe se ato, sipas tij, kërkojnë shpjegim dhe përgjegjësi.

“Pamjet duke i rrahur në shesh e duke u mjekuar në QKUK janë të dhimbshme. Pas secilës pamje është një njeri, një familje e shqetësuar, dikush që doli për të kërkuar drejtësi dhe përfundoi i shtrirë, i rrahur dhe i fyer nga policia e shteti i vet. Këto pamje kërkojnë shpjegim dhe përgjegjësi!”.

Rama ka theksuar se institucionet duhet të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të drejtën për protestë, ndërsa përgjegjësia për raste individuale, sipas tij, nuk duhet të përdoret për të delegjitimuar një protestë të tërë, transmeton Klankosova.tv.

“Pakënaqësia qytetare kërkon përgjigje politike. Gazi lotsjellës nuk e zëvendëson atë. Albin Kurti dikur mbajke ligjërata për xhipat e zinj dhe bërtiste: ‘Pse po frikësoheni nga populli?’. Mbrëmë, ai dhe të gjithë deputetët e tij ikën nga ky popull me qata xhipa të zi!”.

Rama ka përsëritur se sheshet u takojnë qytetarëve dhe i ka bërë thirrje institucioneve që të mos përdorin Policinë si përgjigje ndaj pakënaqësisë qytetare.

“Mos e ktheni policinë në përgjigje ndaj dështimit tuaj politik. Merrni përgjegjësi dhe gjeni zgjidhje. Mandati juaj është për të qeverisur për popullin, jo për ta sulmuar atë me forcë!”/Klankosova.tv

Lexo edhe

“I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

“I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

Kurti opozitar i quante ‘majmunë’: Policia sot më tolerante se në kohën kur organizoja protesta

Kurti opozitar i quante ‘majmunë’: Policia sot më tolerante se në kohën kur organizoja protesta

Defekt në pompat e Badovcit, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës

Defekt në pompat e Badovcit, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës

Rama reagon pas protestës: Mos e urdhëroni policinë kundër popullit | Momenti