“I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

“I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara
Ish-kandidati për president nga një marrëveshje politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Bekim Sejdiu, është deklaruar pasi që emri i tij është përmendur sërish nga kryeministri Albin Kurti. Kreu i ekzekutivit në një konferencë për media sot, ka ftuar deputetët e PDK-së që ta votojnë Sejdiun për president, pavarësisht që ai tash e sa kohë […]

Ish-kandidati për president nga një marrëveshje politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Bekim Sejdiu, është deklaruar pasi që emri i tij është përmendur sërish nga kryeministri Albin Kurti.

Kreu i ekzekutivit në një konferencë për media sot, ka ftuar deputetët e PDK-së që ta votojnë Sejdiun për president, pavarësisht që ai tash e sa kohë është tërhequr nga gara.

Pikërisht, në ditën kur Kurti e ka përmendur emrin e tij, Sejdiu ka përsëritur se ai tashmë është tërhequr nga gara dhe se për këtë sërish ka informuar Kurtin e LDK-në.

“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin se jam tërhequr nga gara”, ka thënë Sejdiu në një përgjigje për Infokusin.

Ndryshe, në konferencë për media Albin Kurti ka deklaruar për Bekim Sejdiun se “s’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%