“E kaluara, e tashmja, e ardhmja” – Matthieu Blazy sjell vizionin e tij për Pranverë-Verë 2027 në koleksionin e ri të CHANEL

“E kaluara, e tashmja, e ardhmja” – Matthieu Blazy sjell vizionin e tij për Pranverë-Verë 2027 në koleksionin e ri të CHANEL
Java e Modës në Paris vijon të sjellë në qendër të vëmendjes emrat më të mëdhenj të industrisë së modës, me shtëpitë ikonike që prezantojnë koleksionet e tyre të reja dhe vendosin tonin për sezonin e ardhshëm. Mes eventeve më të shumëpritura ishte edhe prezantimi i CHANEL, ku Matthieu Blazy zbuloi koleksionin Pranverë-Verë 2027, duke […]

Java e Modës në Paris vijon të sjellë në qendër të vëmendjes emrat më të mëdhenj të industrisë së modës, me shtëpitë ikonike që prezantojnë koleksionet e tyre të reja dhe vendosin tonin për sezonin e ardhshëm.

Mes eventeve më të shumëpritura ishte edhe prezantimi i CHANEL, ku Matthieu Blazy zbuloi koleksionin Pranverë-Verë 2027, duke sjellë një tjetër kapitull në drejtimin e tij artistik për shtëpinë franceze.

Blazy eksperimentoi me dizajne, forma dhe nuanca të ndryshme, por pa u larguar nga identiteti i njohur i CHANEL.

Disa prej siluetave dhe ngjyrave binin veçanërisht në sy, duke i dhënë koleksionit një ndjesi të re dhe bashkëkohore, ndërsa trashëgimia e shtëpisë mbeti e pranishme.

“E kaluara, e tashmja, e ardhmja. Koleksioni rrëfen historinë e grave që, përmes modës, kanë gjetur mënyra për të shprehur veten dhe për të fituar më shumë liri. Në këtë udhëtim përmes kohës, kapituj të ndryshëm nga jeta dhe trashëgimia e Gabrielle Chanel bashkohen dhe ndërthuren me njëri-tjetrin.

“Gjurmë nga e kaluara shfaqen në detaje të ndryshme të veshjeve: në strukturën e bustit, në format e fryra që dalin nga beli dhe në linjat e lakuara të siluetave. Elemente të ndryshme nga periudha të ndryshme takohen në të njëjtat veshje dhe marrin një interpretim të ri”.

“Në qendër të gjithë këtij rrëfimi qëndron liria. Ajo shfaqet jo vetëm përmes figurës së zogut, por edhe në mënyrën se si janë ndërtuar veshjet dhe në përdorimin inovativ të materialeve — nga rrobaqepësia me forma më të lira deri te tweed-i i punuar me teknikën smocking. Identitete të ndryshme shfaqen, ndërthuren dhe transformohen”, ka shkruar shtëpia e modës në një postim në Instagram.

Koleksioni CHANEL Spring-Summer 2027 vjen kështu si një kombinim mes trashëgimisë së shtëpisë dhe një qasjeje më eksperimentale të Matthieu Blazy, duke treguar se si kodet e së kaluarës mund të marrin një formë të re në të ardhmen.

Yjet që shkëlqyen jashtë pasarelës

Si gjithmonë, vëmendja nuk ishte vetëm te pasarela. Në mesin e të ftuarve specialë të CHANEL u panë emra të njohur nga muzika dhe kinemaja, mes tyre Dua Lipa, Pedro Pascal, Alexa Demie dhe Nicole Kidman.

Dua Lipa ishte ndër figurat që tërhoqi më shumë vëmendje me paraqitjen e saj. Artistja shqiptare u shfaq spektakolare dhe spikati në mesin e të ftuarve të eventit, duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim rreshtit të parë të spektaklit.

Me koleksionin Pranverë-Verë 2027, Matthieu Blazy vazhdon të eksplorojë të ardhmen e CHANEL, duke respektuar njëkohësisht historinë dhe identitetin që e kanë bërë shtëpinë një prej emrave më të rëndësishëm të modës botërore.

roar-assets-auto.rbl.ms

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%