KRU “Prishtina” ka njoftuar se, për shkak të një defekti në pompat e sistemit të furnizimit nga Liqeni i Badovcit, janë paraqitur reduktime dhe çrregullime në furnizimin me ujë.
Sipas kompanisë, të prekura janë veçanërisht Hajvalia, Graçanica, Mati, Bregu i Diellit, Veterniku, Lagjja e Spitalit, zona nga Bau Market dhe Lagjja Qëndresa.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se efektet e reduktimeve mund të ndihen edhe në zona të tjera që furnizohen nga ky sistem.
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/




