NESCAFÉ 3in1 krijon një hapësirë të re për studentët në Fakultetin Filozofik

NESCAFÉ 3in1 krijon një hapësirë të re për studentët në Fakultetin Filozofik
Prishtinë, 1 tetor 2026 – Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës tashmë kanë në dispozicion një hapësirë të re, moderne dhe funksionale, të krijuar për studim, bashkëpunim, relaksim dhe rikarikim. Në kuadër të iniciativës së saj për të mbështetur komunitetin e të rinjve, NESCAFÉ 3in1 ka përfunduar rinovimin e një prej hapësirave sociale […]

Prishtinë, 1 tetor 2026 – Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës tashmë kanë në dispozicion një hapësirë të re, moderne dhe funksionale, të krijuar për studim, bashkëpunim, relaksim dhe rikarikim.

Në kuadër të iniciativës së saj për të mbështetur komunitetin e të rinjve, NESCAFÉ 3in1 ka përfunduar rinovimin e një prej hapësirave sociale në Fakultetin Filozofik, duke e shndërruar atë në një ambient më të përshtatshëm për nevojat e studentëve të sotëm.

E quajtur Recharge Zone, hapësira kombinon komoditetin me funksionalitetin dhe është dizajnuar për t’u ofruar studentëve mundësi për të mësuar, punuar, bashkëpunuar dhe kaluar kohë të lirë në një ambient më të ngrohtë dhe frymëzues.

Hapësira e re përfshin stacione për karikimin e pajisjeve elektronike, tavolina dhe ambiente të përshtatshme për punë dhe studim, ulëse komode si dhe kënde sociale, duke krijuar një balancë mes angazhimit akademik dhe momenteve të pushimit.

“Ne NESCAFÉ 3in1 besojmë se energjia pozitive nis me filxhanin e parë të kafesë, por ajo nuk kufizohet vetëm te produkti. Ajo lidhet edhe me ambientin ku studentët mësojnë, krijojnë, bashkëpunojnë dhe ndërtojnë lidhje të reja. Të rinjtë janë pjesë e rëndësishme e së ardhmes së komuniteteve tona dhe përmes këtij projekti dëshirojmë të kontribuojmë në një përvojë universitare më të këndshme, frymëzuese dhe produktive”, tha Teodora Ruseva-Naydenova, Senior Brand Manager NESCAFÉ Mixes, Nestlé SEE market.

Krijimi i Recharge Zone synon t’u ofrojë studentëve një hapësirë ku mund të gjejnë ekuilibrin mes studimit dhe pushimit, fokusit dhe komunikimit, si dhe angazhimit dhe momenteve të relaksit.

Përveç mundësisë për të punuar individualisht, studentët mund ta shfrytëzojnë hapësirën për të shkëmbyer ide, për të bashkëpunuar me kolegët, për të karikuar pajisjet e tyre dhe për të marrë një moment pushimi gjatë ditës universitare.

Iniciativa është pjesë e angazhimit të NESCAFÉ 3in1 për të krijuar vlerë për komunitetin, duke mbështetur iniciativa që kontribuojnë në krijimin e ambienteve më të mira për të rinjtë.

Përmes investimit në hapësira që mbështesin mësimin, kreativitetin dhe lidhjet sociale, NESCAFÉ 3in1 synon të jetë pranë studentëve jo vetëm në momentet e pushimit, por edhe në përditshmërinë e tyre universitare.

Sepse çdo ide e mirë kërkon energji, dhe çdo student meriton një hapësirë ku mund të çlodhet, të frymëzohet dhe të rifitojë energjinë për të vazhduar përpara me më shumë motivim.

  • Ky artikull është i sponsorizuar

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%