Protestuesit janë mbledhur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet protesta lidhur me Ligjin për Specialen.
Ata kanë zënë hapësirën para objektit të parlamentit, ndërsa kërkojnë nga deputetët që të marrin vendim lidhur me hedhjen në lexim të dytë të ndryshimit të Ligjit të Speciales.
Protesta po zhvillohet nën thirrjet në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara në Hagë.




