Prodhuesit e ushqimit dhe Qeveria diskutojnë rritjen e prodhimit vendor

Prodhuesit e ushqimit dhe Qeveria diskutojnë rritjen e prodhimit vendor

Prodhuesit e ushqimit dhe Qeveria diskutojnë rritjen e prodhimit vendor

Prodhuesit e Sektorit të Përpunimit të Ushqimit dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë zhvilluar sesionin e dytë të #Data4Breakfast, ku në fokus ishin hapat konkretë për zgjerimin e prodhimit vendor dhe rritjen e konkurrueshmërisë në treg.

Sponsor 3M Express

Takimi është zhvilluar në kuadër të #Agjenda1Miliard, nismë përmes së cilës synohet zëvendësimi i importeve në vlerë prej një miliard eurosh me produkte të prodhuara në Kosovë.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e sektorit kanë paraqitur pengesat me të cilat përballen bizneset dhe kanë propozuar masa konkrete për adresimin e tyre. Ndër prioritetet e identifikuara janë lehtësimi i proceseve të certifikimit dhe adresimi i barrierave që vështirësojnë eksportin e produkteve vendore.

Një tjetër fokus i diskutimit ishte financimi i kapaciteteve të reja prodhuese përmes granteve, kredive afatgjata dhe garancive kreditore. Po ashtu, u theksua nevoja për forcimin e lidhjeve ndërmjet sektorit të bujqësisë dhe përpunuesve, me qëllim sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me lëndë të parë vendore.

Në takim u diskutua edhe për nevojën e mbështetjes së bizneseve me ekspertizë profesionale dhe teknologë ushqimorë, veçanërisht për zhvillimin e produkteve të reja dhe rritjen e vlerës së shtuar të prodhimit vendor.

Sipas organizatorëve, këto prioritete pritet të shërbejnë si bazë për konsolidimin e një plani veprimi me përgjegjësi dhe afate të qarta, si dhe për identifikimin e projekteve konkrete që mund të shndërrohen në investime.

Kjo punë i paraprin konferencës #TheFutureofBusiness2026, me temën “From Opportunity to Investment”, e cila do të mbahet më 18 nëntor 2026.

Në takim morën pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja, si dhe këshilltarja Fëllanza Podrimja.

Në diskutim kontribuuan edhe përfaqësues të sektorit të përpunimit të ushqimit, përfshirë Burim Pirajn nga Meka, Jakup Çunakun nga Haje, Labinot Tallën nga Kuvilab, Taulant Ramadanin nga Premium Bakery, Qëndrim Imerin nga Minex, Adiat Hajdarin nga Ananas Impex dhe Mergim Behramin nga Maestro. /Telegrafi/

Lexo edhe

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë