80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

Mbi 80% e personave të dënuar për vjedhje në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane.
Kjo del nga statistikat e fundit të dënimeve penale në vend.
Sipas të dhënave, në vitin 2025 në Zvicër u dënuan 7,956 persona për vjedhje, ndërsa vetëm rreth 1,500 prej tyre ishin shtetas zviceranë, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.
Pjesa tjetër ishin kryesisht shtetas të huaj ose persona që nuk bëjnë pjesë në popullsinë e përhershme të vendit.
Ndër shtetësitë e huaja, në statistika bien në sy veçanërisht shtetasit nga Algjeria dhe Rumania.Ekspertët theksojnë se shifrat duhet të interpretohen duke marrë parasysh edhe përbërjen e popullsisë dhe statusin e qëndrimit të personave të dënuar./Telegrafi/




