Trump qorton këshilltarët e tij politikë

Trump qorton këshilltarët e tij politikë

Trump qorton këshilltarët e tij politikë

Presidenti Donald Trump qortoi të mërkurën këshilltarët e tij kryesorë politikë për punën e bërë për klientë të tjerë në kulmin e fushatës për zgjedhjet afatmesme, ku republikanët janë prapa në gara, duke i paralajmëruar se mund t’i shkarkojë për konflikte të ardhshme interesi.

Këshilltarët përgjegjës për operacionin politik të presidentit, Chris LaCivita dhe James Blair, janë “konsulentë të jashtëm” të cilët “nuk punojnë për mua”, tha Trump në rrjetet sociale. “Nuk e kam as idenë më të vogël se për kë tjetër punojnë, por, pas një reflektimi, do t’i pyes ata dhe, nëse ka ndonjë konflikt, do t’i shkarkoj menjëherë!”

Sponsor 3M Express

Të martën, The New York Times raportoi se LaCivita dhe Blair udhëtuan javën e kaluar në Ballkan për të këshilluar qeverinë pro-ruse të një territori në Bosnjë të quajtur Republika Srpska. The Times, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se secili këshilltar mori qindra mijëra dollarë përmes një firme ligjore në Uashington.

Trump u tha gazetarëve se do t’u kërkonte LaCivita-s dhe Blair-it një listë të klientëve të tyre të tjerë.

“Nëse do të mendoja se ka një konflikt… do t’i shkarkoja, por gjithçka që ata janë, janë konsulentë”, tha ai në Zyrën Ovale të mërkurën. “Ata nuk punojnë në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ulen rreth tryezës së Kabinetit apo diçka e tillë”.

Blair ishte zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë e Bardhë deri në prill.

LaCivita and Blair nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Në fund të fushatës së Trumpit për vitin 2024, të cilën LaCivita e bashkë-drejtoi, Trump e ballafaqoi atë lidhur me sasinë e parave që po fitonte. Pas zgjedhjeve, LaCivita paditi median The Daily Beast për pretendimet që faqja kishte publikuar mbi pagesat e tij. Të dyja palët ranë dakord ta tërhiqnin çështjen në janar.

Deklarata e Trumpit ishte e fundit në një sërë kthesash të fundit si përgjigje ndaj shqetësimeve etike-një hap i pazakontë ky për një president që nuk i pëlqen të pranojë fajin apo të shfaqë asgjë që mund të perceptohet si dobësi.

Të hënën, ai tha se do të ndalonte përdorimin e parave të taksapaguesve për të shfaqur reklama televizive të stilit të fushatës që lartësonin atë vetë. Ai nuk mori përsipër të rimbursonte qeverinë për reklamat që ishin transmetuar tashmë, dhe ato kanë vazhduar të shfaqen me të njëjtat deklarime se financohen nga qeveria.

Muajin e kaluar, ai tha se djali i tij, Donald Trump Jr., i kishte kthyer paratë një biznesmeni rus të lidhur me Kremlinin për festimet e dasmës. Faqja e lajmeve investigative ProPublica raportoi se festimet u financuan në pjesën më të madhe nga qindra mijëra dollarë prej një eksponenti të boksit, i cili bën biznes me shtetin rus dhe ka marrë dekorata nga presidenti rus Vladimir Putin.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ish-kreu i BND’së gjermane August Hanning, akuzohet për tradhti – dyshohet se i dha informacione sekrete edhe Kinës

Ish-kreu i BND’së gjermane August Hanning, akuzohet për tradhti – dyshohet se i dha informacione sekrete edhe Kinës

​Ishte shpallur i zhdukur gjatë ditës, Hafiz Mehmeti gjendet i vdekur nga policia

​Ishte shpallur i zhdukur gjatë ditës, Hafiz Mehmeti gjendet i vdekur nga policia

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Kokalari akuzon konsulentët amerikanë për avancimin e agjendës ruse në Ballkan

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Kokalari akuzon konsulentët amerikanë për avancimin e agjendës ruse në Ballkan