Nol Nushi nga Partia Social Demokrate ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend dhe zgjedhjen e presidentes së re, duke kritikuar deputetët e PDK-së dhe mënyrën se si është zhvilluar procesi i zgjedhjes.
Nushi ka thënë se, sipas përshtypjes së tij, deputetët e PDK-së më shumë janë gëzuar për Justinen sesa për ligjin.

“Kam përshtypjen që këta deputetë të PDK-së më shumë u gëzuan për Justinen sesa për ligjin. Nuk e kishin pasur hallin fort te ligji”, ka deklaruar Nushi.
Ai ka shprehur kritika edhe për mënyrën se si presidentja e re e ka mësuar lajmin për zgjedhjen e saj.
“Unë nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar me një presidente që e merr vesh që ka për t’u bërë presidente, sa është duke pirë çaj me mysafirë. Nuk shoh kurrfarë serioziteti këtu”, ka thënë Nushi në emisionin “Kosova Live” në T7.
Nushi ka shtuar se pritshmëritë e tij ndaj presidentes janë të ulëta, duke iu referuar jo vetëm mënyrës se si ajo e ka mësuar lajmin për zgjedhjen, por edhe profilit të saj politik.
“Pritshmëritë e mia janë vetëm prej këtij fakti, e mos të flas edhe prej profilit politik të presidentes”, ka deklaruar ai.
The post Nol Nushi: Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar appeared first on Insajderi.




