“Ishte futboll dhe krenari”, Albin Kurti pret legjendën e Prishtinës Xhevdet Muriqi

“Ishte futboll dhe krenari”, Albin Kurti pret legjendën e Prishtinës Xhevdet Muriqi

“Ishte futboll dhe krenari”, Albin Kurti pret legjendën e Prishtinës Xhevdet Muriqi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mirëpritur legjendën e Prishtinës, Xhevdet Muriqin.

Sponsor 3M Express

Kurti ka kujtuar kohën kur e përcillte nga afër Muriqin ose nga radiot e televizori, ndërsa tregoi se diskutuan edhe për emrat si Fadil Vokrri, Kujtim Shala e trajneri Qiro Bllazhevic.

“Dje prita në zyrë Xhevdet Muriqin, futbollistin e brezit të artë të Prishtinës së viteve të 80-ta. Pas 28 vjet jetë e punë në Kroaci dhe 12 të tjera në Gjermani, Xhevdet Muriqi është rikthyer vjet për të jetuar në Kosovë. Biseda jonë e përzemërt na ktheu te ndeshjet dhe emocionet e asaj kohe. Te stadiumi i mbushur përplot, te publiku që jetonte me lojën dhe te golat që ende i kujtojmë. Folëm edhe për vëllain e tij, Fadil Muriqin që jeton në Australi, për kolegët, Fadil Vokrrin, Kujtim Shalën, trajnerin Qiro Bllazheviq dhe të tjerët.

FC Prishtina na mblidhte në stadium, por edhe pranë radios e televizorit. Fitoret dhe sukseset e klubit, por edhe ngecjet e humbjet, i ndienim e përjetonim si tonat. Ishte futboll, ishte edhe krenari.

Nga ndeshjet e së kaluarës, kaluam edhe tek ato që po i ndjekim sot. Biseduam për paraqitjet e fundit të Kosovës, për ngritjen e përfaqësueses dhe për ndeshjet e radhës që na presin gjatë nëntorit”, shkroi ai ndër të tjera./Telegrafi/

Lexo edhe

Ish-kreu i BND’së gjermane August Hanning, akuzohet për tradhti – dyshohet se i dha informacione sekrete edhe Kinës

Ish-kreu i BND’së gjermane August Hanning, akuzohet për tradhti – dyshohet se i dha informacione sekrete edhe Kinës

​Ishte shpallur i zhdukur gjatë ditës, Hafiz Mehmeti gjendet i vdekur nga policia

​Ishte shpallur i zhdukur gjatë ditës, Hafiz Mehmeti gjendet i vdekur nga policia

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Kokalari akuzon konsulentët amerikanë për avancimin e agjendës ruse në Ballkan

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Kokalari akuzon konsulentët amerikanë për avancimin e agjendës ruse në Ballkan