Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar ish të dashurin e saj për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 7 tetor, rreth orës 11:00, M.G., është paraqitur në Stacionin Policor Jugu, ku është intervistuar në cilësinë e të dëmtuarës.
Sipas deklarimit të saj, ish i dashuri, F.S, dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Rasti lidhet me incidentet e raportuara se kanë ndodhur më 6 tetor, gjatë intervalit kohor rreth 10:00 deri në 15:00, në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës lidhur me pretendimet e ngritura ndaj tij.
Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar për “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Prishtinasja denoncon ish të dashurin për dhunë fizike e psikike – 31-vjeçari ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




